![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/me-njihte-me-mire-se-gruaja-ime-gentian-zenelaj-rrefen-historine-me-patronazhisten-me-ka-ndjekur-kemba-kembes_6474be3d7a337.jpeg?resize=1140%2C630&ssl=1)
Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke thënë se dikush me emrin “Elona” e ka ndjekur dhe përshkkruar bindjet e tij politik në detaje. Ai u shpreh me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një përshkrim të tillë.
Genti ka treguar në emisionin Bilardo në MCN se patronazhistja e që kishte ndjekur dhe parë më vemëndje statuset dhe intervistat e tij.
“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm. Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek”, tregoi Genti.