Lajme

Me organizim madhështor, presidentja Osmani pritet në ShBA nga mërgata shqiptare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së premtes, mori pjesë në pritjen madhështore të mërgatës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit falënderon Shoqatën “Ulqini” dhe gjithë shoqatat të tjera pjesëmarrëse për këtë organizim.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, shkruan Osmani.