ShowBizzz

Me pamjen nga shtëpia e Vip-ave, Kiara flet për emisionin e ri që do të drejtojë: ‘Do ju pëlqejë pafund!’

Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që do të jetë në moderimin e Kiara Titos.

Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë.

Konkurrentët dhe stafi ka mbërritur sot në vendin e xhirimit. Kiara Tito që do të moderatojë “reality show-n”, zbulon pamjet nga shtëpia e “Kepit të VIP-ave”.

Përshëndetje. Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum, po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”, tregon moderatorja.

Autore e programit të nxehtë veror është Olsa Muhameti, që tregon se surprizat dhe të ftuarit special, nuk do të mungojnë në asnjë episod.

Është një sipërmarrje e jashtëzakonshme nga Top Channel, në një nga resortet më të njohura dhe më luksoze”, shprehet Muhameti.