Nuk u nisa me mendimin që do të isha një “ushqyese me gji për një kohë të gjatë”. Në fakt muajt e parë hasa vështirësi për të ushqyer fëmijën tim me gji. I porsalinduri im nuk arrinte dot lehtë të ushqehej përmes gjirit dhe shpesh përfundonte një foshnjë e pangopur.
Por ne vazhduam dhe rreth tre muaj, ushqyerja me gji nuk dukej si një sfidë e pakapërcyeshme. Do të doja të thoja se ishte, pasi , pas javësh të tëra duke dëgjuar çdo këshillë që mund të më jepnin, duke lexuar libra dhe duke parë video mbi këtë temë, më në fund zgjerova dijet rreth këtij procesi.
Por realiteti, filloi të ndryshonte. Goja e saj po rritej dhe e kishte më të lehtë të kapte gjirin tim.
Dhe kjo ishte diçka shumë pozitive sepse kur sëmuren, duke u ushqyer, qetësohen. Nëse mërziten, ushqehen përsëri. Nëse duan gjum, vendosja në gji i lehtëson.
Por disa muaj më vonë, fillova të vërej se shumë nga mikeshat e mia që ushqehenin fëmijët me gji, po ua hiqnin gjirin atyre. Në gjashtë muaj, shkalla aktuale e ushqyerjes me gji në botë është 56%, ndërsa në një vit zbret në 36%. Shumica e nënave të tjera që njihja ndaluan në gjashtë muaj. Papritur, ajo që unë vazhdoja të bëja nuk u konsiderua më “normale”, veçanërisht në publik.
Megjithatë, nuk filloi të më shqetësonte deri pas vitit të parë, kur një shoqe që nuk e kisha parë kohët e fundit – e cila kishte ndaluar së ushqyeri foshnjat e saj në muajin e gjashtë- tha me një ton jo shumë pozitiv: “Oh, ende po e ushqen fëmijën me gji. ”
“Epo, po,” ju përgjigja. Nuk mund të mendoja asgjë tjetër për të thënë, qëndrimi i saj më befasoi.
Pak më vonë, një shok që takuam në një kafene, u zhvendos në mënyrë të sikletshme në një karrige afër dhe komentoi: “Oh, e dhimbshme”, sapo fëmija im filloi të ngatërrohej me këmishën time. Ai kishte parë shfaqen televizive “Britania e Vogël” dhe po i referohej një skeçi komedie për një burrë të rritur që ende ushqehej me gji, si përgjigje ndaj meje që po ushqeja fëmijën tim 20 muajshe.
Një tjetër rast, kur 2-vjeçarja ime, filloi të ushqehej me gji. Këtë herë shoqja ime nuk tha asgjë, por vetullat e ngritura dhe shprehja e tronditur në fytyrë që bëri duke mbrojtur fëmijën e saj nga pamja që unë po ushqeja timin, i tregoi të gjitha.
Të njëjtën gjë bënin dhe të afërmit e mi, sa herë që e shihnin të ndodhte kjo gjë me fëmijën tim.
Duke lënë mënjanë përfitimet e njohura ushqyese dhe shëndetësore që sjell ushqyerja me gji e një foshnjeje më të madhe si rritje e imunitetit, më pak incidente të infeksioneve të veshit, potencialisht edhe forcimi i nofullës që ndihmon në zhvillimin e të folurit, si dhe shkallë më të ulët të kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të zemrës tek nënat që ushqejnë fëmijën me gji, ndikon shumë edhe siguria lidhja nënë- fëmijë.
Për fat të mirë – përmes grupeve mbështetëse të ushqyerjes me gji që unë kisha kontakt – takova nëna të tjera me të njëjtin mendim. Disa po ushqenin fëmijë edhe më të mëdhenj se fëmija im. Ai komunitet bëri një ndryshim të madh në rikthimin e besimit tim. Që nëse do të rikthehesha edhe njëherë në kohën që shumica habiteshin dhe më shihnin me fytyra të vërenjtura, do tregoja se përfundimisht ndihesha shumë rehat që po ushqeja fëmijën tim me gji, madje edhe në publik, pa u menduar dy herë.
Natyrisht, komentet vazhduan. Pas moshës 3-vjeçare kur unë ende vazhdoja ta ushqeja fëmijën, njerëzit më pyesnin: “sa kohë po planifikon të vazhdosh”, ose “a mendon të ndalojë para se të shkojë në shkollë të mesme?”. Komente deri në këtë pikë. Por tani isha më e rehatshme të injoroja komentet e tyre dhe në mënyrë shumë të edukuar dhe bindëse.
Në themel të ngërçit dhe neverisë që kam përjetuar gjatë gjidhënies është perceptimi kulturor i rrënjosur thellë dhe ndonjëherë i pavetëdijshëm i gjirit si një objekt seksual . Siç vë në dukje një studim , “Në Mali, gjinjtë kanë ruajtur funksionin e tyre primar biologjik dhe nuk kanë asnjë konotacion apo stimul seksual. Publiku ka besim të fortë se ushqyerja me gji është thelbësore për të krijuar një lidhje farefisnore… ky besim ka një efekt pozitiv në 98% të nënave që ushqejnë me gji foshnjat e tyre deri në një moshë mesatare prej 22 muajsh.”
Në klimën tonë aktuale kulturore, nuk mund ta imagjinoj që gjinjtë të shkëputen nga konotacionet e tyre kryesisht seksuale së shpejti, por ne mund të punojmë për ndryshimin e normave kulturore në mënyrë që kohëzgjatja e pranueshme e ushqyerjes me gji të bëhet ajo që i përshtatet çdo nëne dhe fëmije. Në fund të fundit, është frika e një gjykimi të ngjashëm me atë që kam përjetuar, që dekurajon shumë nëna që të ushqehejnë të vegjëlit e tyre me gji, veçanërisht në publik , gjë që është thelbësore.
Në fund të fundit, ushqyerja me gji është më e mira. Shpresoj se mund të zhdukim ose të paktën të minimizojmë turpin shoqëror, të nënave që ushqejnë fëmijën me gji – veçanërisht ato që shkojnë përtej kohëzgjatjes dhe që konsiderohet e pranueshme.
Ndërkohë – pavarësisht se nuk jam nisur me ndonjë qëllim të veçantë, dhe pavarësisht nga gjykimi – jam e kënaqur të vazhdoj ta ushqej me gji fëmijën tim derisa ajo të jetë gati të ndalojë.