Fotografi i njohur dhe dokumentuesi i jetës së egër, Arian Mavriqi është kërcënuar nga një person në rrjetet sociale.
Ai ka marr një kërcënim pas publikimit të kartelës së dhënë nga Ministria e Mjedisit.
“Me plumba të fëllënzave ka met gju” është një pjesë e komentit që i është shkruar Mavriqit.
Ai ka thënë për teve1.info se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.
Mavriqi është bashkëpunëtor i Tëvë1 me emisionin “Wildlife me Arian Mavriqin” që i kushtohet jetës së egër dhe natyrës.

