Mjaft aktiv ne rrjetet sociale, në postimet e tij ne Snapchat pak ditë para vdekjes së tij, Liam Payne ndau me ndjekesit momente nga pushimet që po kalonte në Buenos Aires.
Ai komentonte kalërimin, polon dhe ndjekjen e koncertit të shokut të tij Niall Horan duke performuar në kryeqytetin argjentinas. Videot që ai shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij Kate Cassidy, duke përshëndetur fansave në turmë dhe duke kënduar së bashku hitet e vjetra të One Direction.
Nje orë para vdekjes së tij, Payne postoi në Snapchat duke thënë: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, sipas Daily Telegraph, e nderkohe e ngacmoi partneren se kishte lene kapelen me fije flokesh mbi tryezen e bukes.
Nderkohe kishte postuar edhe një foto te vitit 2018 me një mbishkrim të ri.
bal