ShowBizzz

Me rastin e ditëlindjes, Bruno Shemsho bën publike romancën e tij të re (Foto)

Bruno Shemsho, i njohur nga emisioni “Përputhen”, ka festuar dje 30 vjetorin e lindjes dhe ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë në jetën personale.

Ai ka bërë publike lidhjen e tij, duke treguar se nuk është më beqar.

Në një postim emocional, Bruno shprehet se ky 30 vjetor ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e tij. Ai falënderon partneren e tij për mbështetje dhe përkujdesje, duke thënë: “30 vjetori është i frikshëm, shumë gjera ndryshojnë, por ajo e ka bërë çdo frikë të zbutet me dashuri.”

Bruno përshkruan se si kjo lidhje i ka sjellë lumturi dhe se partnerja e tij e feston ditëlindjen e tij më shumë se sa të sajën.

Ai shprehet se ky vit është një dhuratë e vërtetë, duke theksuar se për çdo ndryshim që ka ndodhur, ajo ka qenë gjithmonë aty me buzëqeshje.

Ky moment i rëndësishëm për Bruno tregon jo vetëm rritjen e tij personale, por edhe se dashuria ka fuqinë të ndryshojë gjithçka.



lokimagazine