ShowBizzz

“Më shpejt se vitin e kaluar”, Olsa Muhameti tregon se kur fillon BBVK

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti, ka zbuluar se edicioni i pestë i reality-showt pritet të nisë më herët se sezoni i kaluar.

Duke folur për nisjen e sezonit të ri, Muhameti ka thënë se ende nuk është përcaktuar një datë zyrtare, por ka lënë të kuptohet se “Big Brother VIP Kosova 5” mund të nisë gjatë muajit tetor.

“Nuk e kam një datë, por besoj më shpejt se vitin e shkuar, më herët. Vitin e kaluar ka shkuar në fund të nëntorit, shpresoj dhe besoj që në tetor”, tha Olsa Muhameti në klankosova.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cilët do të jenë konkurrentët që do t’i bashkohen sezonit të pestë dhe cilat surpriza do të sjellë produksioni.

Të Ngjashme