ShowBizzz

“Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin” – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos

Ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë, Romeo ka ndarë me Heidin një tregim personal nga fëmijëria e tij.

Ai ka treguar se, ndërsa është rritur me dy vëllezër, përfshirë binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion, ka dëshiruar gjithmonë të kishte edhe një motër. Kjo dëshirë e pashlyer e fëmijërisë u bë tema qendrore e bisedës së tyre.

Romeo ka shprehur se mungesën e një motre ia ka plotësuar pikërisht binjaku i tij, Donaldi.

Ka qenë partnerja e Donaldit, moderatorja e njohur Bora Zemani, e cila ka hyrë në jetën e Romeos si një kunatë, por që për të, ka marrë një rëndësi shumë më të madhe, duke e konsideruar atë jo vetëm një anëtare të familjes, por si motrën që ai kurrë nuk e pati.

Gjatë bisedës me Heidin, Romeo shprehet me dashuri për Borën dhe shpresën që të bashkohen së shpejti: “Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grup i lezetshëm. Kam përshtypjen që do të shkosh shumë mirë me Borën se është ‘funny’, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin.”

Pas ndarjes së këtyre ndjenjave, Bora Zemani ka reaguar me një postim në InstaStory, duke shprehur mungesën dhe dëshirën për t’u ribashkuar.

Ajo shkroi: “Zemra ime sa më ka marrë malli, mezi pres të të përqafoj”.

 



ks