Duket se mbrëmjet e së dielës nuk do të jenë më njësoj për familjet shqiptare që mblidheshin para ekranit për të shijuar mes të qeshurash “Portokalli”.
Kjo pasi “show” i madh që prej vitesh shfaqet në ekran, pritet të mbyllet në fund të sezonit. “CNA.al” shkruan se kontratat e stafit përfundojnë në muajin qershor dhe mësohet se, fëmijët e të Dritan Hoxha, kanë vendosur ta mbyllin këtë “show”.
Emisioni humoristik duket se do të mbyllet, kjo pasi realizimi i “Portokalli” ka shumë kosto dhe në fund del me humbje. Me mbylljen e spektaklit të madh, duket se Top Channel do të sjellë një tjetër emision tip kabaret që do të ketë më pak shpenzime.
Jo vetëm “Portokallia”, më herët “dyert e humorit” i ka mbyllur dhe “Klanifornia” e “Al Pazar”.
“Al Pazar” përfundoi në dhjetor të 2023-shit, “Klanifornia” nuk rifilloi në sezonin e ri të shtatorit, por përfundoi në fundin e pranverës së vitit të shkuar dhe kjo për të njëjtën arsye ashtu si dhe “Portokallia”.
Duket se pagesat e aktorëve, veshjet, skenografia sjellin më shumë kosto se fitime dhe kjo gjë çon në mbylljen e spektakleve të humorit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo