ShowBizzz

Me skenar, po pa skaletë/ Alketa dhe Ledioni në trendin e ri të prezantimit!

Nëse në Sanremo, Amadeus dhe gjithë prezantuesit që ngjiten në skenë nuk heqin dorë nga skaleta, edhe pse e kanë promterin përballë, sepse besojnë se letra, e shkruara nuk të lë kurrë në baltë, në Shqipëri ndodh ndryshe! Dëshira për t’i mbajtur duart e lira, trendi i momentit, sfida për eksperiencën që kanë, apo edhe vetësiguria, ka bërë që këtë sezon televiziv t’u thonë mirupafshim skaletave.

Me skenar, po pa skaletë/ Alketa dhe Ledioni në trendin e ri të

U vu re dukshëm ky fakt në daljen e parë të Ledion Liços në “Big Brother VIP”, ku përtej kureshtjes së rikthimit në ekran, dhe marrjes në dorë të reality show-t të famshëm, Ledioni kishte hequr dorë nga skaleta dhe gjithçka ia besoj promterit dhe vetes.

Me skenar, po pa skaletë/ Alketa dhe Ledioni në trendin e ri të

Alketa Vejsiu nga ana tjetër teksa drejton ‘talent-show-n’ që ka rikthyer edhe njëherë besimin te televizioni, si evidentim dhe promovim vlerash, “X Factor Albania”, e ka bërë të vetën skenarin pa promter dhe skaletë. Falë një memorie të admirueshme, por edhe spontantitetit që kurrë nuk e lë në baltë, Alketa këtë sezon po e shijon skenën me duart më të lira se kurrë!

Me skenar, po pa skaletë/ Alketa dhe Ledioni në trendin e ri të

Herë pas here kjo qasje u pa edhe në Festivalin në RTSH, ku prezantuesit ngelën jo rrallë peng të promterit.  Çka tregon se eksperienca është asi nën mëngë, që kanë këta prezantues, që sfidojnë skaletën apo të folurin me letër!

 









bal