ShowBizzz

Më të afërt se kurrë, Tuna dhe Cozman ndezin rrjetin me këtë video

Prej disa kohësh Tuna dhe Cozman janë rikthyer me njër-tjetrin për të performuar koncerte të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Dyshja, e cila ka shijuar një marrëdhënie dashurie, prej kohësh përfliten për një ribashkim por ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, dyshja shihet shumë pranë me njëri-tjetrin, ku herë pas herë kanë patur edhe kontakt fizik teksa performonin, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një rikthim.



lokimagazine