ShowBizzz

‘Me të ka kërcyer gjithë rruzulli’, Rikja i kthehet Ilnisës: Të kesh turp, je duke plasur

Afrimiteti mes Rikes dhe Meritonit nuk i ka pëlqyer Ilnisës. Madje, në nerva e sipër, Ilnisa tha se Meritoni kërceu “me atë që ka kërcyer gjithë rruzulli”.

Në një sqarim të bërë gjatë Prime-t, Ilnisa shpjegoi se deklarata e saj ishte pasi Rike “është vajzë që udhëton shumë”.

Arbri: Ti po thua që të bëhem unë budalla? Nuk e bëj dot, për mua ke bërë gabim. Kam një pyetje për Riken dhe Meritonin, çfarë raporti keni ju?

Rike: Meritoni është shok i njeriut tim të zemrës

Arbri: Unë nuk e kuptoj raportin shoqëror me gjithë këto të puthura

Ilnisa: Është një binom i çuditshëm ky

Meritoni: Të njëjtin raport që kishte me Romeon, që doli para një jave

Arbër: Me të nuk ke ndenjur kokë poshtë

Rike: Ishim në kazermë dhe kishim shumë ftohtë

Arbër: më është dukur pak më shumë se dashuri

Rike: Pse s’dalin videot ku rri te krevati i Vesës dhe përkëdhelem

Liço: Jam i bindur që dikush tjetër nëse do të të thoshte të njëjtën gjë, do mërziteshe

Rike: Ilnisa je e ligë!

Rike e cilësoi Ilnisën xheloze, ndërsa gazetarja kundërshtoi.

Rike: Më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje. E kam vetëm shok Meritonin

Ilnisa: Fut spicat

Rike: Ti të kesh turp. Je duke plasur nga inati, po ishalla të merr

Ilnisa: Fol mirë, se nuk tregon gjë post kulturës që ke

Rike: Xhelozia jote të bën për të qeshur

Rike: Unë në këtë shtëpi jam shoqe me të gjithë, përveç Ilnisës, sepse është xheloze. Ka një xhelozi, e vuan shumë