Lajme

“Më thirri me u taku të hënën”/ Edhe drejtori i policisë Skënder Hita, në komunikimet Agasi-Hyseni

Vijojnë të zbardhen detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Në dosje janë zbardhur komunikime të ndryshme mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku drejtuesja e SHISH i jep informacion në lidhje me takimet me zyrtarë të lartë.

Ndër komunikimet mes Hysenit dhe Agasit shfaqet edhe emri i kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Vlora Hyseni i tregon Agasit për një takim që kishte me Hitën.

“Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe me mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: ‘Skënderi më thirri me u taku të hënën (Skënder Hita drejtori i përgjithshëm i policisë). Të shpresojm që ka porosit km’”, thuhet në dosje.

Të Ngjashme