Aktori i njohur, Julian Deda, ka ndarë mbrëmë me banorët e “Big Brother VIP 3”, një histori nga jeta e tij. Teksa ndodheshin jashtë, Juli ka treguar se si është bërë aktor.
Deda u shpreh se gjithmonë në shkollë i kanë thënë se do të bëhej shitës domatesh pasi nuk i ka ngjarë babait. Gjithashtu i thonin se nuk ka mend për shkollë.
Juli zbuloi se në gjimnaz ka qenë te grupi i nxënësve më të mirë me medalje ari dhe kujdestarja e pyeste “çfarë kërkon këtu ti”, pasi nuk studionte.
“Më thonin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”– tha aktori i njohur.
View this post on Instagram
lokimagazine