ShowBizzz

Me video e paraqitje të veçantë, Gjesti sjell një pjesë nga kënga e re “Fuqishëm”

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi – Gjesti, po rikthehet me një ‘EP’ me pesë këngë.

“Fuqishëm, Meme, Harro, Parfum dhe Zero”, janë projektet e SiR që do të publikohet më 8 maj dhe që do jenë në bashkëpunim me DJ Gimbon.

Ai ka sjellë në TikTok edhe një pjesë të këngës “Fuqishëm”, ku vjen edhe me performancë.

“Stili është fuqishëm”, ka qenë përshkrimi që ka vënë krahas videos.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 edhe në këtë paralajmërim shfaqet me elemente të veçanta, ku merr vëmendje në çdo detaj.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të parë se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.

Këto këngë padyshim se do të shoqërojnë edhe artistin gjatë gjithë verës nëpër mbrëmje e koncerte.

@gjestiStili o FUQISHEM 🦾🦾🦾🦾🦾🦾
♬ FUQISHEM – gjesti

Të Ngjashme