Ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend, ku një 14 vjeçare u martua me një 34 vjeçar në Divjakë, apo 12 vjeçarja në Pogradec e cila prej dy vitesh kryente marrëdhënie seksuale me djalin e njerkut të saj dhe rasti i regjistruar së fundmi, ku mjeku Dervish Hasi shtrytëzonte për prositucion dhe kryente marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare, kanë “ngritur” në këmbë autoritetet.
Në Kuvend është depozituar një projekt-ligj për shtesa dhe ndryshime në Kodin aktual Penal për martesat dhe abuzimet seksuale me të mitur.
Lidhur me këtë fenomen shqetësues aktivistja Suela Koçibellinj thotë se vazjat që jetojnë në rrethe kanë një mendësi të prapambetur për jetën dhe zhvillimin e tyre persoanl. Aktivistja thotë se shumë vajza kanë horizont të kufizuar dhe se ëndrrat e tyre shkojnë deri te martesa dhe një burrë i mirë, duke lënë mënjanë arsimimin dhe karrierën e tyre.
Në një intervistë për Tv Klan, aktivistja u shpreh e revoltuar që sot ka ende vajza që “ambicia e tyre më e madhe është të marrin një copë burrë”.
Suela Koçibellinj: Nëse dalim jashtë Tiranës, vajzat në klasën e nëntë janë të fejuara. E shoh që në klasën e nëntë një ndër ambiciet kryesore të vajzave që sigurisht mungon gjithçka në zonën ku ato jetojnë, u mungon socializimi, u mungon ndoshta ushqimi, rrobat, jeta e bukur, qejfet, maksimumi që ato kanë në ambicien e tyre është të gjejnë, t’ua gjejnë prindërit një partner, diku emigrant, kryesisht po themi në Angli dhe kjo është ambicia më e madhe. Mua kjo më dhemb, që ne po rrisim ende sot vajza që ambicia më e madhe e tyre është për të marrë një copë burrë dhe kjo është ku thërret qameti, më vjen keq që e them kështu sepse sigurisht që partneri i jetës është një zgjedhje e cila duhet të merret nga njerëz që dinë të marrin vendime dhe prandaj mosha 18 vjeç po themi është mosha minimale ku ti mund të martohesh sepse pretendohet që ti ke arritur atë pjekuri emocionale, psikologjike edhe biologjike, në të gjithë të tërën tënde për të marrë vendime dhe kur ne mendojmë që një 15-vjeçare do të marrë vendimin për jetën, këtu pastaj jemi te “ku jemi?” Jemi akoma keq.
Kujtojmë se deputetja Erisa Xhixho, ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin aktual Penal. Në propozimin e ndryshimeve rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur. Teksa Kodi aktual e cilëson krim kryerjen e marrëdhënieve deri në 14 vjeç, me ndryshimet e reja kjo moshë është shtyrë deri në 16 vjeç. Gjithashtu kërkohet dhe saksionimin e ndalimit që asnjë i rritur nuk mund të hyjë në një marrëdhënie seksuale me një person i cili është nën 18 vjeç.
Në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Xhixho ka depozituar shtesa për dy vepra të reja penale si joshja dhe manipulimi i të miturve për të hyrë në marrëdhënie seksuale dhe komunikimi i të rriturve me fëmijët për qëllime seksuale.
“Ndonëse jam në dijeni të informacionit se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë për diskutim dhe miratim Kodin e ri Penal, ngjarjet e ditëve të fundit kanë bërë këtë ndëryrje të domosdoshme për të mbyllur hapësirat ligjore ekzustuese, që lejojnë pedofilët dhe grabitqarët seksuale të abuzojnë seksualisht me fëmijët, deri në hyrjen në fuqi të Kodit të ri, i cili do të kërkojë kohën e tij të konsultimit publik, përmirësimit legjislativ, miratimit në Kuvend dhe hyrjes në fuqi. Pedofilët do të vazhdojnë të dëmtojnë fëmijët, si me Kodin e vjetër apo atë të ri, ndaj është urgjente shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve të propozuara”, thuhet ndë të tjera në kërkesën që deputetja Erisa Xhixho i ka drejtuar kryetares së Kuvendit, Linidta Nikollës.
Në Kodin e ri Penal përcaktohet se “bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur të moshës 14 deri nën 16 vjeç, kur bëhet për qëllime të njëjta me ato të martesës apo marrëdhënies së ngjashme me të, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”. Nëse bashkëjetesa kryhet me një të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Ndërsa, për veprat penale kundër martesës, sipas propozimeve në Kodin e Ri, thuhet se “lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo