Lajme

“Me zemër të thyer ju kërkoj falje”, Celine Dion anulon të gjitha koncertet

Celine Dion ka ndërmarrë një vendim drastik. Ajo ka anuluar të gjitha koncertet e saj, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ikona e muzikës është diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme neurologjike. Këngëtarja njoftoi fansat e saj këtë të premte për anulimin e të gjitha koncerteve dhe u ka kërkua falje që nuk e vazhdon dot turneun e saj.

55-vjeçarja tha se gjithçka do anulohet derisa të jetë në gjendje për t’u rikthyer në skenë.

“Po punoj shumë për të rekuperuar forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100%. Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë.

Nuk është e drejtë ndaj jush të vazhdoj të shtyj shfaqjet dhe megjithëse më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani, derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.

“Dëshiroj që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”, shkroi Celine Dion në Twitter.

Këngëtarja e “My heart ëill go on” vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet “stiff-person syndrome” (SPS), e cila është një çrregullim neurologjik i rrallë, progresiv .

Simptomat mund të përfshijnë: Muskuj të ngurtësuar në krahë dhe këmbë, ndjeshmëri më e madhe ndaj zhurmës, prekjes dhe shqetësimit emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma të muskujve.