ShowBizzz

“Me zor po pres që të vdesë nëna”, deklarata shokuese e Drew Barrymore

Aktorja e famshme, Drew Barrymore, i ka lënë të gjithë pa fjalë me një deklaratë që ka bërë së fundmi. Për “New York Magazine”, ajo ka thënë se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja ka shtuar se është xheloze për shoqet e saj që tashmë i kanë humbur prindërit.

Të gjitha nënat e tyre kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres.

TS Poll - Loading poll ...

Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet”, është shprehur ajo.