ShowBizzz

Mediat i zbuluan partnerin, reagon ish-banorja e ‘BBV’

Ditën e sotme qarkulloi lajmi në mediat rozë se këngëtarja Ana Kabashi është në lidhje dashurie.

Sipas ‘indeksonline’ bëhet fjalë për një djalë nga Gjakova që jeton në Holandë.

Ilir Syla është emri i djaloshit që i ka ”vjedh” zemrën ish-banores së ‘Big Brother VIP Kosova’. Dashurinë mes tyre çifti nuk po e fsheh më as në publik dhe as në komentet romantike.

Mirëpo, Ana ka reaguar pas lajmit duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk është në një romancë dashurie.

“Media të dashura: Nuk jam në lidhje me askënd. Në momentin që unë postoj diçka me dikë edhe e shkruaj përshkrimin ‘dashuria e jetës time’, atëherë dijeni që është e vërtetë. Përndryshe asgjë tjetër nuk është e vërtetë. Faleminderit për mirëkuptim”.