Juristja shqiptare me origjinë nga Elbasani, Sindi Manushi, është zgjedhur kryebashkiake në krye të Komunës së Pieve di Cadore, në zonën e Bellunos, muaj më parë, transmeton albinfo.ch.
Ajo tashmë është kryebashkiakja e parë italiane me origjinë shqiptare.
E reja ishte e vetmja kandidate dhe për këtë arsye mori 100% të votave duke siguruar kështu fitoren me 1365 vota. Pjesëmarrja në këtë komunë ishte 48.31%.
Para disa ditëve, gazeta Corriere della Sera, një nga gazetat më të lexuara në Itali, i ka kushtuar një artikull.
Juristja shqiptare, e cila ka emigruar drejt Italisë 22 vjet më parë, tregon në një intervistë për mediat e huaja se ajo është krenare për origjinën e saj shqiptare, teksa tregon vështirësitë me të cilat është ndeshur në Itali dhe mënyrën si i ka kapërcyer ato me sukses. /Albinfo.ch