ShowBizzz

Megan Fox ka një këshillë për vajzat beqare

Megan Fox po ofron këshilla për vajzat beqare në lidhje me qëllimet e tyre këtë verë. Në një intervistë të fundit aktorja këshilloi vajzat të fokusohen tek vetja dhe hobitë e tyre dhe të mos e përqëndrojnë energjinë tek djemtë.

“Thjesht mësoni ose zhvilloni një hobi. Mos e harxhoni energjinë tuaj për djemtë. Gjithçka që ata do të bëjnë është t’ju marrin energjinë. Thjesht vazhdoni përpara. Investoni në veten tuaj.”, tha aktorja 37-vjeçare.

Megan i bëri komentet e saj pothuajse një muaj pasi ajo konfirmoi fundin e fejesës së saj me partnerin Machine Gun Kelly. Duke folur në podcastin Call Her Daddy, ajo gjithashtu refuzoi të komentojë statusin e tyre aktual të marrëdhënies, duke shtuar: “Ajo që mund të them është se kjo është ajo që unë i referohem si “shpirti im binjak” dhe do të ketë gjithmonë diçka që do më lidhi me të”.



ks