ShowBizzz

Meghan dhe Herri e kanë mbajtur hermetik imazhin e së bijës, si duket Lilibeta në kopshtin e familjes

Vajza e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princesha Lilibet, festoi ditëlindjen e saj të 2-të pak ditë më parë. Meghan Markle dhe Princi Harry kanë kërkuar të mbajnë larg syrit të publikut dy fëmijët e tyre, Princin Archie, 4 vjeç, dhe Princeshën Lilybet, 2, që kur u transferuan në SHBA. Megjithatë, ne patëm një shans për të parë foto dhe video ku luajnë dy vëlleza motër në dokumentarin e Netflix “Harry & Meghan”.

Në një video të mrekullueshme pamë Lilibetin e vogël me familjen e saj, në kopshtin e perimeve që kanë në shtëpinë e tyre në Montecito. Vogëlushja ka veshur një palë tuta gri, një bluzë kremi dhe një kapele blu me karton që e mbron nga dielli. Kombinimi i saj i lezetshëm u kompletua me një palë çizme rozë./abcnews.al

TS Poll - Loading poll ...