ShowBizzz

Meghan Markle flet për përvojën me bullizmin dhe mendimet negative

Meghan Markle ka folur për përvojën e saj me bullizmin në pallatin mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën. Gjatë promovimit të platformës së re “The Parents’ Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët), ajo rrëfeu eksperiencën e hidhur.

Duke folur për bullizmin online dhe efektet që ai ka te fëmijët, Markle foli se si përvojat e saj e kanë lidhur me këto familje. “Kur kalon në një nivel dhimbjeje ose traume, besoj se një pjesë e procesit, është që të jesh e hapur për përvojën”, u shpreh ajo në intervistën e “CBS Sunday Morning”.

Ajo shtoi se do të donte që askush të ndihej si u ndje ajo. “Nuk do të doja kurrë që dikush të bënte ato plane. Dhe nuk do të doja kurrë që të mos besoheshin”, u shpreh ajo referuar mendimet vetëvrasëse.