Kate Middleton ka qenë në qendër të vëmendjes së saj në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore që pas operacionit abdominal që kreu. E teksa mirëqenia Princeshës së Uellsit është vënë në dyshim, Meghan Markle po përpiqet të ofrojë mbështetje për kunatën e saj, tha një burim për The Post.
Autori i Scandals of the Royal Palaces, Tom Quinn, tha për Mirror se Dukesha e Sussex ka komunikuar me Pallatin Kensington. “Ajo është vërtet e shqetësuar për shëndetin e Kate”, tha Quinn.
Markle dhe burri i saj, Princi Harry, nuk kanë folur me Kate dhe bashkëshortin e saj, Princin Ëilliam, që kur u transferuan në Montecito, Kaliforni, në vitin 2020. Megjithatë, duket e pamundur që Kate të jetë në gjendje të nisë bisedimet e pajtimit, tha një burim tjetër.
“Unë nuk mendoj se Kate do ta konsideronte Meghan, e cila kaloi kaq pak kohë në gjirin mbretëror, si një person të përshtatshëm për t’i dhënë këshilla ose mbështetje”, tha ekspertja mbretërore Jennie Bond për OK!
“Kjo është një kohë që Kate të fokusohet në rikthimin e forcës së saj, fizikisht dhe mendërisht, dhe nuk mendoj se ajo do të donte të trajtonte përçarjen familjare në këtë kohë”, shtoi ajo.
Kate nuk është parë në publik që nga Krishtlindjet e vitit 2023, përveç disa fotove të paqarta të saj duke udhëtuar me makinë.
bal