Lajme

Megi Pojani një bishë! Publikon videot nga palestra: Neps veç për hekra lale

Fjala “bishë” është e duhura për të përshkruar Megi Pojanin! Javën e kaluar moderatorja ishte me pushime me familjen dhe si duket është kthyer me fuqi dhe këtë e ka treguar më së miri me videot e postuara së fundmi.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Megi ka postuar  pamje nga stërvitja në palestër dhe me atë që na panë sytë, jo më kot ka trupin bombastik.

“Dita e parë e palestrës pas pushimeve neps veç për hekra lale”, shkruan Megi krah videos.

Ndërkohë, më herët motra e shoë-girlit shqiptar na tregoi se Megi nuk kishte shkuar vetëm me familjen në pushime. Ajo kishte “marrë me vete” edhe të dashurin e saj Endri Çekiçin. Përmes një story Marsi  tregoi se ndonëse Megi ështëm e pushime dhe larg të dashurit të saj të zemrës ajo e ndiqte atë nga televizori në fushën e blertë, teksa futbollisti po luante.

© Videot e marra nga Instagrami i Megi Pojanit