Në këtë ditë tepër të veçantë, Megi Pojani, moderatorja e programit të njohur të dashurisë ” Për’puthen”, ka vendosur që për herë të parë të përshëndesë nënën e saj, duke i uruar festën.
“Dua të bëj një falenderim për nënën time, mamushja ime që është gjithçka që unë synoj të jem, asgjë më tepër. Madje sa gjysma jote u bëfsha jeta ime sepse je një zonjë, një grua, një bashkëshorte dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me ne”, ka thënë Megi tepër e emocionuar.
Por teksa ka folur, në sfond ëshët dëgjuar zëri i nënës së saj, që sigurisht ka bërë moderatoren të përlotet.
“Megi, unë të dua shumë dhe të përgëzoj për çdo gjë që ti bën. Vazhdo të jesh një vajzë e fortë, me këmbë në tokë dhe mend në kokë. Ndoshta një urim ky për të gjitha vajzat në këtë ditë feste nga një nënë vajzash: Duaje veten fort, puno fort”, thotë ndër të tjera mamaja e Megit.
View this post on Instagram
lokimagazine