Lajme

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Në Kosovë u kritikua shumë, por publicisti Kim Mehmeti i ka dhënë mbështetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për vendimin për mbështetje të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët, pensionistët, studentët e punëtorët e sektorit privat.

Ai ka thënë se Qeveria duhet t’u ndihmojë qytetarëve, duke kujtuar që Kosova është një ndër vendet më të varfra në Evropë.

Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, ka thënë se këtë nuk e sheh veprim për blerje të votave.

“Nuk e shoh unë ashtu, përkundrazi e shoh të atillë siç është, ta ndihmosh popullin tanë. Këtë e shohë si zbutje të varfërisë dhe mendoj se sa më shpesh kjo duhet të bëhet. Është mëkat ta sulmosh nëse e ndihmon, studentin, pensionistin”, është shprehur ai.

Por vendimi për subvencionim e linjave ajrore për mërgimatër, ka thënë se mund të jetë për fushatë.

“Është krejt rrëfim tjetër, mund të jetë”, ka thënë Kurti.

Dy vendimet e Qeverisë në detyrë u kritikuan nga opozita në Kosovë, duke thënë se kjo është tendencë për blerje të votës. Nga Qeveria dhe eksponentë të LVV-së është mohuar një gjë e tillë

Të Ngjashme