Këngëtarja e njohur, Melisa Lleshi, është rikthyer me një projekt të ri pas një kohe.
“Shok” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Melisa me ‘beat’ e producim nga Lurro.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka bërë po ashtu një paraqitje provokuese në klip.
Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube, në të gjitha platformat muzikore.
Melisa ka kohë që ka qenë më e distancuar nga muzika, duke u fokusuar në projekte të tjera.
Sidoqoftë, pritet që ky projekt të pëlqehet nga publiku dhe fansat e Lleshit.