Pas postimitë të fundit të Donald Trump në rrejtin social “TruthSocial”, është bërë një reagim nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila i ka konsideruar sulmet e presidentit amerikan si të pakuptimta.
Ajo ka argumentuar se popullariteti i saj nuk varet nga marrëdhënia me Trump, por nga aftësia e saj për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë.
“Kjo është gjithashtu ajo që bëra lidhur me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë, dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë që unë jam Kryeministre” shkruan ndër të tjera Meloni.
Reagimi i plotë:
President Trump,
këto sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikja juaj sigurisht që nuk ka ndihmuar, dhe as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë.
Kjo është gjithashtu ajo që bëra lidhur me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë, dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë që unë jam Kryeministre.
Italia mbetet një komb sovran.
Sidoqoftë, popullariteti im nuk është çështje që ju takon juve. Unë sugjeroj që të fokusoheni te juaji
Ndërsa krahë ajo ka shkruar: “Përgjigjja ime ndaj postimit të fundit nga Donald Trump që më takon mua. Por nuk do t’i kthehem më kësaj teme, sepse besoj ende në unitetin e Perëndimit dhe nuk mendoj se kjo është një shfaqje në lartësinë e detyrës sonë.”

