Menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika ka zbuluar se kush janë “mbretërit” e muzikës në lokalet e natës, por edhe në koncerte që paguhen më shumë.
Në një intervistë për emisionin ‘Fit Station’ në News24, ai u shpreh se më të preferuarit janë Noizy dhe Dafina, të cilët marrin deri në 25 mijë euro nata.
Ndërsa për Luiz Ejllin, Demnika u shpreh:
“Është I pëlqyer, i fortë por çdo gjë është në normalizim. Luizi më pëlqen pasi jo çdo lokali i ka vënë çmime fikse, është përshtatur tashmë”.
“Mund të them disa emra, për momentin më i paguari dhe më i preferuari është Noizy nga djemtë dhe nga vajzat është Dafina. Në listë është dhe Elvana Gjata, Dhurata Dora, Finem, Capital, on top është dhe grupi Albanians që shumë pak i njohin por ata janë një grup i cili po thyen rekorde. Çmimi fillon nga 3-5 mijë euro nata minimumi deri në 15-25 mijë euro në natë. Shet muzika, ritmi, emri”– tha Demnika.
lokimagazine