ShowBizzz

“Mendoj që ua kemi borxh”, Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre

Blero dhe Afrona Dika janë rikthyer në vëmendje të publikut e shtypit rozë.

Kjo pasi blogerja ka ftuar në emisionin e saj “The Talk” ish-bashkëshortin, me të cilin u nda dy vite më parë.

Ata kanë folur për herë të parë për ndarjen e tyre duke treguar arsyet që çuan deri aty.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)

Ky emision do të jetë i ndarë në dy episode: I pari do të jetë më 31 maj, kurse i dyti më 3 qershor.

Në klipin e shkurtër, ata thonë se ia kanë borxh publikut që të thonë të vërtetën.

Të njëjtit u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore në Shqipëri.

Blero pas ndarjes nga Afrona ka shijuar edhe një lidhje tjetër të re.