E kemi përsëritur e përsëritur që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Mirëpo shumica prej nesh, shumë shpesh e anashkalojmë atë, sidomos nëse jemi duke ndjekur ndonjë dietë. Kjo pasi krijojm idenë e gabuar se duhet të hamë sa më pak të jetë e mundur.
Në fakt është krejt e kundërta, pasi nëse duam të humbim peshë duhet t’i kushtojmë akoma më shumë vëmendje këtij vakti. Prandaj po ju tregojmë se cilat janë dy ushqimet që do t’ju ndihmonin akoma dhe më shumë në këtë drejtim.
Vezët
Janë jo vetëm të shijshme, por edhe të pasura me proteina duke ju mbajtur të ngopur, e rrjedhimisht larg ushqimit për disa orë të mira. Sipas një studimi, ata persona që konsumojnë vezë në mëngjes humbin thuajse dyfish më shumë peshë se sa të tjerët. Dhej nëse nuk ju pëlqen të hani të njëjtin ushqim gjithmonë, veza është perfekte pasi ka shumë mënyra për ta gatuar atë.
Kosi
Kosi është gjithashtu një aleat i mirë i personave që duan të humbin peshë. Kjo për faktin se ai nuk përmbanë sheqer. Nëse nuk ju pëlqen shija e tij, provoni ta kombinoni atë me fruta të ndryshme, duke përfituar kështu një mëngjes akoma më të shëndetshëm.
bal