Gjetja e aromës ideale, e cila përputhet dhe bëhet njësh me lëkurën tonë, nuk është detyra më e lehtë.
Kemi kaluar orë të pafundme para rafteve të dyqaneve, duke spërkatur gjithë trupin derisa të gjejmë atë që do të na zgjojë të gjitha shqisat tona.
Aroma e një parfumi mund të jetë shumë e fortë, por kjo nuk do të thotë se do të zgjasë nga mëngjesi në mbrëmje. Ashtu si në make-up ka këshilla për të arritur make up-in sa më glam, edhe tek parfumet ka këshilla të vogla, të cilat e bëjnë parfumin të mbajë aromë më të fortë dhe të zgjasë më shumë.
Hidratimi
Parfumet qëndrojnë më gjatë në lëkurën e hidratuar. Kjo do të thotë, nëse keni lëkurë të thatë dhe nuk përdorni kremra trupi pas dushit dhe gjatë ditës, aroma nuk do të përthithet në lëkurë dhe do të avullojë pas disa orësh. Hidratimi është çelësi për ta bërë aromën tuaj të qëndrueshme!
Vaj për fëmijë
Vaji i pastër i bebeve pas dushit do të hidratojë thellësisht lëkurën, (siç e përmendëm më lart) do të ndihmojë që aromën të depërtojë në lëkurë dhe ta bëjë atë të nuhasë edhe më të fortë. Gjithashtu vaji i bebeve tani ne vere do te mbaje larg mushkonjat.
Vazelinë
Po, e lexuat mirë, vazelinë! Vazelina ka aftësinë të bllokojë përbërësit dhe notat e parfumit dhe t’i bëjë ato të shpërndahen gradualisht në çdo hap tuajin. Nëse dëshironi që parfumi juaj t’ju ndjekë kudo, vendosni pak vazelinë pas veshëve dhe kyçeve, spërkatni sipër me parfumin tuaj dehës dhe aroma e tij do t’ju shoqërojë kudo.
Spërkatni parfumin tuaj pas dushit
Nga spërkatja e parfumit tuaj kur jeni me një këmbë jashtë derës, spërkateni atë në trupin tuaj ndërsa dilni nga dushi. Poret tuaja pas larjes janë të hapura dhe do të ndihmojnë në thithjen e drejtpërdrejtë të aromës.