Lajme

Deputetja socialiste: Kjo protestë është një turli me bamje, speca, patëllxhan, por s’ka mish

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, tha se protesta nuk është më qytetare, por politike.

Çakërri theksoi se protesta është kthyer tashmë në një turli ku janë krerët e partive të reja si dhe PD-ja. Sipas deputetes kjo protestë pa kokë nuk ka për të dalë asgjëkundi.

“Grupet politike aty kanë dalë hapur, qoftë nga partia Mundësia, Arlindi, Adriatiku, Euroatlantiku, PD-ja, të gjithë janë aty për të rritur numrin e tyre të votuesve.

Kjo protestë s’është më qytetare, është politike. Do ta them në mënyrën më popullore të mundshme, i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish, s’ka kokë, dhe do të thotë që s’do dalë asgjëkundi për sa kohë hynë partitë e vogla”, u shpreh ajo për A2.

Të Ngjashme