Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vëmendje me mbërritjen e tij në Ankara për Samitin e NATO-s, pasi përshëndeti Gardën Ceremoniale Turke me fjalët: “Merhaba asker” (“Përshëndetje, ushtar”).
Përshëndetja e Trumpit në gjuhën turke u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale dhe u komentua gjerësisht, duke u konsideruar një gjest simbolik respekti ndaj vendit mikpritës.
Ndryshe, Trump ka thënë përsëri se do të donte të merrte kontrollin e Grenlandës dhe paralajmëroi se “mund” të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Evropa, ndërsa ndodhet në Turqi për një Samit me udhëheqësit e NATO-s.
Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu politikat e aleatëve evropianë mbi energjinë dhe imigracionin.
Ai i bëri komentet ndërsa fliste me gazetarët, bashkë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.
https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/07/trump.mp4
