ShowBizzz

Meri e “marrosur” pas Bardhit: Je shumë erotik natën, do të zgjidhja një si ty

Batutat dhe ngacmimet në shtëpinë e Big Brother Vip 3 nuk kanë fund.

Këtë herë astrologia e njohur, Meri Shehu ka shprehur haptas “pëlqimin” e saj për Bardhin. Teksa Bardhi po lante enët në kuzhinë, Meri iu afrua dhe e komplimentoi. Ajo i tha se ai “është shumë djalë i mirë”, ndërsa nuk nguroi të shprehë dashurinë që ka për të.

Sakaq Meri është e vetëdijshme që dashuria e saj është e njëanshme. “Unë të dua shumë ty…nesje unë e di që ti nuk ma var”, i tha Meri Bardhit, me këtë të fundit që vazhdoi punën në kuzhinë pa u ndikuar nga komplimentet dhe ngacmimet e Merit.

“Unë natën të kam parë je full time erotik, unë do ta zgjdhja një si ty”, tha Meri.

Por kujtojmë se Bardhi ka krijuar afrimitet me Sarën. Kohët e fundit dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur me njër-tjetrin. Mbetet për tu parë nëse afrimiteti i tyre do të avancojë në një romancë ose shoqëri.

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb