Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Meri Shehu, teksa ishte e ftuar në “Trotuar” tek E Diell, ka zbuluar se cili nga banorët e “BBV3” ka flirtuar me të kur ajo ka qenë brenda në shtëpi.
Meri nuk ngurroi të përgjigjej, duke thënë emrin e Julit. Ajo shprehet se Juli ka flirtuar me të, e ka ngacmuar dhe se ajo është tunduar nga ai.
Ed Manushi: Më pyet një komshija ime që të ka idhull. Ajo vdes për ty, më thotë “aman pyete një herë Merin kur të vijë në Top Channel, kush ka flirtuar me të brenda shtëpisë së Big Brother”. E do me emër, mbiemër nga ty para kamerës që të mos më shqetësojë më.
Meri Shehu: “Unë e them, por ju nuk e patë kush flirtoi me mua”?
Ed Manushi: Nuk është e sigurt!.
Meri Shehu: “I pari ka qenë Juli një herë. Donte të fitonte lojën si duket. Madje i thashë asaj që komunikonim në veçanti tek dhoma e rrëfimit, po fitova unë betejën me këtë mënyrë të flirtuar të këtij, unë fitoj menjëherë Big Brother.
Unë sa fitova betejën më nxorën nga “Big Brotheri”. Pata tundime, është e vërtetë. Mua Juli nuk më ka pëlqyer asnjëherë jashtë, por më tundoi”.
Ed Manushi: Po çfarë sinjalesh kishte nga Juli, se është risi kjo për ne?
Meri Shehu: “Shikonte në një mënyrë… Juli bënte tamam kavalierin. Juli mund të flirtojë me çdo femër me atë që kam parë dhe unë nuk besoja se Juli ishte mashkull që mund të arrinte të të tundonte, para se të futej. Ndoshta mbyllja bën të vetën, por është i fitueshëm. Që nuk ngelesh në tundimin e tij, po të duash e lufton dhe është i fitueshëm, pra e kapërcen tundimin e Julit”.
ks