ShowBizzz

Meriton Mjekiqi i bën dedikimin emocionues djalit të tij me rastin e ditëlindjes

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, ka uruar përmes rrjeteve sociale djalin e tij për ditëlindje.

Ai ka ndarë disa postime krah tij në Instagram, ku zgjedh fjalët më të bukura për të.

“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij”, ka shkruar ai.

Prezantuesi i njohur tutje theksoi: “Mos harro kurrë që babi të do”.
Moderatori në edicionin e tretë të Big Brother tha se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren.
Moderatori në edicionin e tretë të Big Brother tha se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren.

Ai mes tjerash ndau edhe një rrëfim, duke treguar se Loari është me autizëm.

Mjekiqi shpresoi shumë që pas Big Brother të takohej me të, pasi ai jetonte jashtë me të ëmën.



ks