ShowBizzz

Meritoni flet për rrugëtimin e tij në BBVA, ja çfarë thotë për Ilnisën

Meriton Mjekiqi ka thënë se Big Brother VIP Albania është eksperienca më e mirë në jetën e tij, përmes së cilës ka arritur që ta njohë veten.

“Kjo është njëra prej eksperiencave të mia më të mira, më e mira. Që më bëri të kuptoj Meriton Mjekiqin e vërtetë me të mirat dhe dritëhijet e tij. Kuptova se sa durimtar jam po ashtu e kuptova se sa di të dua. Kuptova se sa mund të mërzitem e të ndjej dhimbje. Kjo përvojë do të më ndihmojë shumë edhe në jetën time personale si baba e si djalë i dy prindërve të mi, e si vëlla. Po ashtu edhe si dajë e si axhë i mbesave e nipave të mi, por edhe në profesionin time e në punën time. Kuptova që dimë të lëndojmë edhe njerëz edhe pse ndoshta nuk dalim në pozitat e tyre por kuptova që edhe të tjerët dinë të më lëndojnë mua edhe pse qëndrova i fortë gjithë këtë kohë”, u shpreh ai.

Meritoni nuk la pa përmendur as Ilnisa Agollin, me të cilën u njoh në këtë format.

“Çdo ditë e kuptoj se ka qenë e rëndësishme njohja ime personale, kështu që këtu përjetova çdo emocion, të dua, ta dashuroj Ilnisën. Të dua shokun, ta përjetoj dhimbjen, të ulem të ngritem. Jam shumë i lumtur që këtë eksperiencë po e kaloj me ju”.



ks