Lajme

Merr fund misteri, del FOTO e Arbana Osmanit nuse

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ishte një ndër dasmat të cilët u komentua gjerë e gjatë, para dhe mbajtjes së saj. Para ceremonisë, sigurisht që një vëmendje të madhe e morën detajet që përfliteshin se si dasma do të zhvillohej, ku do të zhvillohej apo dhe të ftuarit që do të merrnin pjesë, të cilët ishin pak e saktë dhe pas ceremonisë rrjeti vloi për faktin se Arbanën dhe Eduartin nuk i panë të veshur si nuse dhe dhëndër.

Por, pritja ka marrë fund dhe ka qenë vetë Arbana e cila ka publikuar një foto në “Instagram” nga dita më e rëndësishme e tyre. Ashtu si dhe pritej, moderatorja duket e mrekullueshme, e thjeshtë dhe plot hijeshi.

Krah fotos Arbana i ka dedikuar dhe disa fjalë zemrë partnerit të jetës së saj, Eduartit si dhe ka falenderuar të gjithë ata që kontribouan në ditën e saj më të rëndësishme, dikush me praninë e tyre dhe dikush tjetër qoftë dhe me një mesazh urimi.

“Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka🙏

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan Arbana.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)