Lajme

Merrni çadrën me vete, moti sot paraqitet me surpriza

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e veriore dhe veriperëndimore.

Po ashtu; pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Kosova

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit.

Ndërsa orët e paradites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominant.

Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten: Gadishulli Iberik, Gadishulli Skandinav si edhe brigjet e Detit të Zi ndërsa do të vijojnë rrebeshet e shiut dhe mini-stuhi breshëri në Gadishullin e Ballkanit, Europën Lindore dhe pjesërisht Europën Qëndrore, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere./abcnews.al