Meryl Streep, ylli i “Mamma Mia!”, dyshohet se ka nisur një lidhje të re me komedianin Martin Short. Ata u ulën pranë njëri-tjetrit në “Golden Globes”, disa javë pasi filluan të qarkullonin zëra për një romancë.
74-vjeçarja u njoh me Martinin kur ata luajtën si të dashuruar në serialin televiziv amerikan “Only Murders in the Building”. “Meryl dhe Martin po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk ka presion. Ata kalojnë kohë së bashku dhe merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Është shumë herët tani për të thënë nëse ka diçka serioze”, tha një burim.
“Ata janë thjesht shumë miq të mirë, asgjë më shumë”, tha përfaqësuesi i Martin Short.
Kujtojmë që kur u zbulua ndarja e Meryl nga bashkëshorti i saj, u tha se ata kishin qenë të ndarë për gjashtë vjet. Çifti ka katër fëmijë. Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa.
bal