Moderatorja, Dea Mishel ka qenë më pak aktive së fundmi në rrjete sociale.
Kjo pasi kjo e fundit, gjatë ditës se djeshme nëpërmjet një postimi në Instagram, ka treguar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur për më shumë se katër orë.
Duke treguar që gjithçka ka shkuar mirë, ajo tha se këtë fundjavë është përballur me disa nga frikërat e saj më të mëdha.
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqenia. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë.”
Më tutje ajo tha: “Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!” .
View this post on Instagram
/TeVe