Influencerja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, Doresa, ka qenë e ftuar në Prive By Liberta Spahiu.
Në intervistën e saj të parë për një media shqiptare, ajo ka hapur zemrën duke rrëfyer detaje mjaft prekëse nga jeta personale, sfidat si nënë e katër djemve dhe planet për të ardhmen.
Doresa, mes lotësh, rrëfeu për herë të parë përballjen me sëmundjen e rëndë të bashkëshortit të saj, Beratit.
Ajo tregoi se në vitin 2019, kur ishte në muajin e dhjetë të shtatzënisë dhe pak ditë para se të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë, Berati u diagnostikua me një tumor në tru.
Megjithëse ishte një nga periudhat më të vështira të jetës së saj — ku i duhej të kujdesej për burrin, lëvizjet dhe shtatzëninë e avancuar, kjo sfidë e bëri atë gruan e fortë që është sot.
Si një nënë e përkushtuar e katër djemve, Doresa ndau gjithashtu përvojën e saj me rritjen e tyre dhe përditshmërinë në Gjermani.
Gjatë bisedës, ajo iu përgjigj edhe pyetjes se a i kanë dhënë fund me aq apo nëse ajo dhe Berati po mendojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër në të ardhmen.
Ndiqeni intervistën e saj në materialin më poshtë!

