Mimoza Mustafa prej vitesh ka qenë e pranishme në skenë duke sjellë për publikun këngë e hite të mëdha.
Ajo si rrallëherë në një intervistë ka folur për humbjen e personit të saj të zemrës, që fjala është për gjyshen.
Artistja e njohur thotë se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të, pavarësisht se ka qenë shumë e vogël.
“Është e vërtetë që unë kam qenë e lidhur me gjyshen shumë. Kam qenë ndoshta diku pesë vjeçe ose gjashtë kur ka vdekur, mirëpo e kujtoj. E kujtoj se unë kam fjet me gjyshen, më ka thënë mami kur më ka thirrur për me shku të gjyshja tjetër në Ferizaj nuk kam dashur. Derisa ka qenë gjyshja e shtëpisë, unë nuk kam dashur. Vetëm me gjyshen kam qenë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja tutje theksoi: “Më kujtohet, është shumë e çuditshme kur një mëngjes e kam zgjuar dhe nuk është zgjuar më kujtohet kur i kam thënë Oka, po zgjohesh. Kjo më kujtohet dhe në cep të shtratit e mërzitur dhe kaq asgjë s’më kujtohet. Kam qenë kur Oka ka vdekur. Këto i kam në mendje. Një periudhë shumë e rëndësishme në jetën time. Gjithmonë kam hasur fjalë të mira për të. Mburrem që jam mbesa e saj”.
Mimoza ndër tjerash pavarësisht viteve po vazhdon të ruajë sharmin dhe elegancën.
ks