Lajme

Mesazhi i Papa Françeskut për banorët e Havait: Zoti ju forcoftë

Pas zjarreve, që po shkatërrojnë ishullin Maui në Havai, Papa Françesku dërgoi sot një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me të cilin merr pjesë shpirtërisht në dhimbjen e banorëve, që kanë humbur të afërmit e tyre e janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

“Thellësisht i pikëlluar, pasi mësoi për viktimat dhe për shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret në ishullin Maui të Havait”, shkruhet në telegram, Ati i Shenjtë “shpreh solidaritetin e tij me të gjithë ata, që po vuajnë nga kjo tragjedi, sidomos me ata, që kanë humbur të afërmit”, të cilët po shtojnë vazhdimisht numrin e viktimave, ose të të humburve. Papa, vijon më tej teksti, siguron “lutje për të vdekurit, të lënduarit dhe të zhvendosurit”, si dhe për ata, që po bëjnë ç’është e mundur për ta lehtësuar sadopak situatën. “Si shenjë e afërsisë së tij shpirtërore, – përfundon telegrami – Ati i Shenjtë i kërkon Zotit të Gjithëpushtetshëm t’i bekojë banorët e Mauit e t’u japë forcë dhe paqe”.