Lajme

Mesazhi që Rama kishte shkruar në pjatën që i dhuroi kryeministrit Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama vendosi të surprizonte liderët evropianë dhe ata rajonalë që morën pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, më 16 Tetor, duke ju dhënë nga një pjatë të rrumbullakët me pikturë në anën e brendshme dhe një mesazh në pjesën e pasme.

Një ndër të ftuarit që u habit nga dhurata ishte dhe homologu holandez i Edi Ramës. “Kjo është fantastike, qenka në gjuhën tonë”, tha Mark Rutte pasi e mori pjatën në dorë.

Newsbomb.al ka siguruar një fotografi të kryeministrit të Holandës, teksa ekspozon mesazhin në pjesën e pasme të dhuratës. “Me dashuri dhe mirënjohje për miqësinë tonë”, shkruhet në pjesën e pasme, shoqëruar nga emri i kryeministrit Rama dhe viti 2023.

Siç shihet dhe në video, pjatat ishin të vendosura në kuti kartoni të ngjashme me ato të picave dhe sipër shkruhej “Edi Rama Pizza”.

Mark Rutte tregon mesazhin ne pjaten qe i dhuroi Rama
Mark Rutte tregon mesazhin ne pjaten qe i dhuroi Rama