ShowBizzz

“Mësoje të jetë më modest”- Kiara i përgjigjet kështu ndjekëses që e kritikoi për sjelljen e Luizit

Pjesmarrja e Luizit mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother Vip” si opinionist u prit përgjithësisht mirë nga publiku, ama nuk munguan edhe disa komente negative.

Një pjesë e audiencës e cilësuan Luizin si “mendjemadh”, gjë që nuk ngurruan ta shprehnin nëpër komente.

Madje një komentuese, në një postim të Kiarës, iu drejtua kësaj të fundit me fjalët:

Mësoje të jetë pak modest se dje s’na la shije të mirë, gjss shumë bukur”– i shkroi ndjekësja, ndërsa Kiara ia ktheu:

Faleminderit! Nuk mendoj që ka njeri më modest se sa Luizi, duke e ditur dhe nivelin e popullaritetit që ka. Është çështje këndvështrimi, varet me çfarë syri e shihni. Është problem kur që në start nisesh me idenë për ta ndjekur dhe për ta gjykuar”

Gjithashtu, pas përfundimit të spektaklit të djeshëm Luizi bëri një falenderim publik teksa nuk la pa përmendur edhe këta komentues që e quajtën “mendjemadh”.

View this post on Instagram

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)



lokimagazine