ShowBizzz

Meti: Në Suedi e parkova veturën si në Kosovë, porsa dola nga marketi mora 80 euro dënim

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Meti, i cili aktualisht është futur sërish në shtëpinë, veçse në cilësinë e mysafirit, ka shpalosur disa detaje interesante nga periudha kur ka jetuar në shtetet skandinave.

Më saktësisht, ai ka treguar sesi ishte dënuar nga organet e ligjit, kur kishte shkuar për herë të parë në Suedi.

“Kur kam shkuar në Suedi, hyra në market dhe e parkova veturën si në Kosovë, edhe kur dola dënim 80 euro”, ka thënë Meti.

“Por, herën tjetër, shkova në parking, i shikova gomat ‘qiri’, dhe pastaj u futa”, ka shtuar ai.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.